Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 15 viktima në 24 orë

12 19 1100x620

Maqedonia e Veriut vijon të regjistrojë shifra tragjike nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit, vendi fqinj ka shënuar 15 viktima.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 737 testime, janë konfirmuar 247 raste të reja. Shkupi mbetet qyteti më i prekur, me 116 infeksione.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 shkon në 27.199 kurse i viktimave në 934.

Në spitalet e vendit raportohet për 622 pacientë të shtruar, prej të cilëve, 110 janë në terapi intensive.