Koronavirusi në Shqipëri, 288 të prekur në 24 orët e fundit, 3 të vdekur

koronavirusi ne shqiperi foto a2 30 1100x620

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 288 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 të prekur me Covid-19, duke e çuar në 480 numrin e personave që kanë humbur betejën me virusin.

Deri tani, në Shqipëri janë prekur 19445 persona, nga të cilët 8260 janë raste aktive, ndërsa 10705 janë shëruar.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1304 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 288 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar në 10705 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

147 raste në Tiranë,

16 në Fier,

14 në Krujë, Gjirokastër,

13 në Durrës,

11 në Kavajë,

10 në Lushnje, Gramsh, Kuçovë

8 në Peqin,

7 në Elbasan,

4 në Shkodër, Kurbin,

3 në Tepelenë,

2 në Vlorë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Divjakë,

1 në Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Berat, Dibër, Memaliaj, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 280 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 50 vjeçar nga Lezha, një 56 vjeçare nga Tirana, një 88 vjeçar nga Tropoja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë prej masave që autoritetet shëndetësore ju rekomandojnë.

Evitoni grumbullimet e çdo lloji.

Mbani maskën në mënyrë korrekte duke mbuluar hundën, gojën dhe mjekrën në ambientet e mbyllura dhe të hapura, respektoni distancimin fizik dhe higjienën personale.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (26 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                                          288

Të shëruar ne 24 orë                                      51

Të shtruar në spitale                                       280

Humbje jete në 24 orë                                  3

Testime ditore                                                  1304

Testime totale              118329

Raste pozitive                       19,445

Raste të shëruara               10,705

Raste Aktive                            8260

Humbje jete                            480

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  4247

Durrës                  779

Fier                         535

Shkodër                498

Korçë                    490

Lezhë                     388

Elbasan                  369

Vlorë                     321

Berat                     237

Kukës                    184

Gjirokastër           119

Dibër                       93