Kreditimi i ekonomisë, bankat perceptojnë rrezik, shtrëngojnë kushtet

Publikuar më: 26/10/2020, ora 15:22

Kreditimi i ekonomisë, bankat perceptojnë rrezik, shtrëngojnë kushtet

Publikuar më: 26/10/2020, ora 15:22

Sistemi bankar ka kaluar në mbrojtje, duke perceptuar një rrezik të shtuar për perspektivën ekonomike, në kushtet e krizës së shkaktuar nga pandemia. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, tregojnë se janë shtrënguar kushtet e kreditimit për bizneset, ndërsa janë lehtësuar ato për individët, edhe pse kryesisht në segmentin e kredisë për blerje banese.

Shtrëngimi i kushteve do të thotë se për të marrë hua, një biznes mund të marrë një shumë më të vogël kredie, duhet të përballet me interesa më të larta, dhe të vërë në dispozicion më shumë kolateral.

I vetmi faktor lehtësues për bizneset, sipas Bankës së Shqipërisë, ka të bëjë me zgjatjen e maturitetit maksimal të kredisë. E thënë ndryshe që të jepet për një periudhë shlyerje më të gjatë.

Përballë këtyre kushteve, kërkesa për kredi nga ana e biznesit është përqendruar në ristrukturimin e borxheve ekzistuese, si dhe në hua për likuiditet.

Bankat presin këtë vit një rënie të fitimeve, si dhe një rritje të kredive me probleme, arsye pse është rritur kërkesa për mbulimin me kolateral, në rast se biznesi dështon të paguajë kredinë.