Mbi 200 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Kosove koronavirus 1100x620

Kosova ka shënuar tre viktima nga koronavirusi, për një total prej 666 humbje jetësh.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 943 testime, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 205 persona. Qyteti më i prekur vijon të jetë Prishtina me 111 infeksione.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive është 18.148 ndërsa numri i rasteve aktive është 2332.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 62 pacientë, për një total prej pacientësh të shëruar 15150.