Mediu: Shqiptarët duhet të bashkohen kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës

Partia Republikane mblodhi drejtuesit e degëve në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu kërkoi përfundimin sa më parë të përzgjedhjes së 140 kandidaturave që do të konkurrojnë në emër të Partisë Republikane.

“Shqiptarët duhet të bashkohen kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës me një platformë politike dhe qeverisëse e cila vendos në plan të parë interesin kombëtar, Shqipërinë, dhe që garanton një Shqipëri anëtare të BE brenda mandatit të parë qeverisës, garanton zhvillim ekonomik, siguri, një shëndetësi bashkëkohore dhe sistem arsimor Europian”, tha Mediu në fjalën e tij.

“Opozita bashkë me shqiptarë të rinj dhe të reja, me njerëz të talentuar që kanë studiuar në universitetet më të mira në Amerikë, Europë, punojnë në institucione të rëndësishme financiare, ekonomike dhe të shëndetësisë, të bashkohen në qeverisjen e opozitës së djathtë për të ndërtuar një shtet kushtetues dhe në shërbim të lirive dhe të të drejtave të shqiptarëve”, shtoi Mediu.

  • LAJMI I FUNDIT | Fjalimi i fundit i Donald Trump si President: Ishin 4 vite të mrekullueshme
  • LAJMI I FUNDIT | Donald Trump: Kemi arritur shumë gjëra
  • LAJMI I FUNDIT | Donald Trump: Rindërtuam ushtrinë amerikane
  • LAJMI I FUNDIT | Donald Trump: Ulëm taksat më shumë se kurdoherë
  • LAJMI I FUNDIT | Donald Trump: Prodhuam vaksinën për 9 muaj dhe jo për 10 vjet
  • LAJMI I FUNDIT | Donald Trump: Kemi punuar shumë dhe dhamë maksimumin, kaluam shumë pengesa
  • LAJMI I FUNDIT | Trump: Morëm rekord votash dhe ndihem i nderuar nga ky fakt
  • LAJMI I FUNDIT | Trump: E dimë të gjithë nga erdhi virusi, bëni kujdes!