
Në prag të ndeshjes ndaj Romës, Milani merr lajmin e keq: Gigio Donnarumma dhe Jens Petter Hauge rezultuan pozitivë me koronavirus nga testi i fundit.
Dy futbollistët janë asimptomatikë dhe janë izoluar nëpër banesa, siç kërkon protokolli.
Bashkë me ta, të infektuar kanë rezultuar edhe 3 anëtarë të stafit.
Bashkë me mbrojtësin Gabbia, i cili ende është pozitiv, kuqezinjtë kanë aktualisht 3 lojtarë të padisponueshëm nga Covid-19.
Mbrëmjen e sotme, në portë pritet të luajë Tatarusanu.