Pandemia koronavirus, Merkel takon zyrtarët e CDU: Situata është dramatike

000 8T48VH 600x338
German Chancellor Angela Merkel puts on her a mask at the end a press conference following a meeting of states' leaders on the coronavirus situation in Berlin on October 14, 2020. (Photo by STEFANIE LOOS / various sources / AFP)

Situata me pandeminë koronavirus është dramatike. Deklarata ka ardhur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një takimi me zyrtarët e partisë së saj të Unionit Kristiandemokrat, CDU. Liderja kërkoi që autoritetet në gjermani “të bëjnë çdo gjë për të ndaluar rritjen e nivelit të përhapjes së Covid-19.

Merkel shtoi se shtimi i rasteve ditore është një problematikë serioze, pasi ka një ndikim të fortë në spitale. Ndërkohë, për shkak të pandemisë, CDU votoi pro shtyrjes së mbledhjes për zgjedhjen e liderit të ri të partisë. Nëse edhe në janar situata do të jetë e njëjtë, atëherë kongresi do të zhvillohet në mënyrë virtuale.