Pfizer teston vaksinën eksperimentale te fëmijë 12-vjeçarë

SHQIPERIA PR VAKSINEN E COVID frame 81 1100x620

Vaksina eksperimentale e koronavirusit të Pfizer tani po testohet në grupmoshën më të re, fëmijë të moshës 12 vjeç.

Vendimi u miratua nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave dhe bordet e rishikimit institucional të SHBA-së në fillim të këtij muaji, por Pfizer ndau grupet e fëmijëve të moshës 16 dhe 17 dhe fëmijët e moshës 12 deri në 15.

Një ekip në Spitalin e Fëmijëve Cincinnati përfundoi vaksinimin e 100 fëmijëve javën e kaluar, tha dr. Robert Frenck, i cili po drejton provat për vaksinën e Pfizer.

 “Tani jemi në pauzë për të parë reagimet ndaj vaksinës.Tani për tani jemi në një pauzë të planifikuar për t’u siguruar që gjithçka është aq e sigurt sa mund të jetë “, tha Frenck për CNN.

Ndër efektet anësore që mjekët po shikojnë janë gunga, skuqje ose dhimbje në vendin e injeksionit, si dhe ethe ose dhembje.

Abhinav, 12 vjeç, është një nga vullnetarët e rinj. Nxënësi i klasës së shtatë shpreson që vaksinimi do të ndihmojë që gjyshërit e tij të rifillojnë vizitat dhe klasat të kthehen në normalitet në shkollë.

“Unë mendoj se të gjithë në shkollën time do të donin të ktheheshin në normalitet,” tha Abhinav për CNN. “Unë vërtet mendoj se një vaksinë mund të parandalojë përhapjen e infeksionit.

Frenck tha se njerëzit mund të jenë nervozë kur u japin fëmijëve një vaksinë eksperimentale, por vuri në dukje se Pfizer tashmë është testuar në dhjetëra mijëra të rritur.

“Arsyeja pse mund ta përdorim këtë vaksinë te fëmijët është se Pfizer ka 30,000 të rritur që janë regjistruar dhe ka të dhëna të sigurisë nga të gjithë ata njerëz”, tha ai.