Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rreziku nga pandemia, Celibashi: Nuk përjashtohet ndikimi në procesin zgjedhor

Nga A2 CNN
26 Tetor 2020, 16:48 | Aktualitet
Rreziku nga pandemia, Celibashi: Nuk përjashtohet ndikimi në procesin

Komisioni Rregullator në KQZ, për zgjedhjet, po mendon dy skenarë për administrimin e procesit të 25 prillit nën efektet e pandemisë.

Por përveç përballjeve politike dhe një Kodi Zgjedhor për t’u rivotuar pas kthimit nga presidenti, a mundet koronavirusi të shtyjë ose pengojë procesin zgjedhor? 

“Kjo mbetet për t’u parë. Është një çështje shumë delikate dhe kërkon një vlerësim të gjithë situatave dhe rasteve që mund të na imponojnë zhvillimin e votimit në këtë formë. Pa diskutim që është një proces diskutimi që do të përfshijë të gjithë aktorët e interesuar”, tha Celibashi.

Në çdo rast u vendos që mbledhjet e komisionit rregullator, prej nga ku do të miratohen pjesa më e madhe e akteve që përgatisin 25 prillin, mund të zhvillohen dhe online, një praktikë që prej muajsh ndjek Kuvendi kur diskuton ligjet.

Ndërkohë, për sa i përket identifikimit elektronik të zgjedhësve, grupi i punës, ka mbyllur sugjerimet për detajet teknike. Nuk ka ende një shifër sesa mund të kushtojë, por qeveria mund të ndihmohet në faturë nga ndërkombëtarët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë