Rrëzuan burgimin e përjetshëm për Dajtin, Gjykata e Posaçme pushon hetimet ndaj 3 gjyqtarëve

ngerciiii 1100x620

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi kërkesën e SPAK për pushimin e hetimit ndaj 3 gjyqtarëve që i rrëzuan burgimin e përjetshëm Dritan Dajtit.

Gjykata e vendosi pushimin me argumentin se nuk gjenden elemente të veprës penale. Hetimi u pushua edhe për Bledar Musain, i afërm i Dajtit.

Gjyqtarët Petrit Alija, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli u dyshuan për “korrupsion”.