Tronditet Fieri, 50-vjeçari vritet me armë zjarri, në orët e para të mëngjesit

Banorët e fshatit Sheq në Fier u zgjuan nga të shtënat me armë dhe të bërtiturat e bashkëshortes së 50-vjeçarit Ahmet Toska, i cili u qëllua për vdekje me 3 plumba në kokë.

50-vjeçari ishte duke shoqëruar bashkëshorten për në punë, kur është qëlluar nga një person i maskuar.

Sipas banorëve, viktima nuk ishte person problematik dhe nuk kishte precedent të mëparshëm penal.

Shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa policia, e mbështetur nga Reparti i Ndërhyjes së Shpejtë, ka ngritur postoblloqe për kapjen e autorëve.