Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vaksina e AstraZeneca, Financial Times: Nxit reagim të fortë imunitar tek të moshuarit

Nga A2 CNN
26 Tetor 2020, 13:34 | Bota
Vaksina e AstraZeneca, Financial Times: Nxit reagim të fortë imunitar

Vaksina e Covid-19, e prodhuar nga universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca nxit një përgjigje të fortë imunitare te personat e moshuar, grupi më i rriskuar nga koronavirusit. Sipas Financial Times, që citon dy persona në dijeni të rezultateve të hershme të eksperimenteve, vaksina aktivizon antitrupat mbrojtës dhe qelizat T tek të moshuarit.

Të dhënat inkurajuese, ushqejnë shpresën se vaksina do te mbrojë nga ndërlikimet dhe vdekja si pasojë e koronavirusit edhe moshën e thyer. Detaje të zbulimit pritet të publikohen së shpejti në një revistë shkencore, njofton Financial Times.

Gjatë muajit korrik u raportua se vaksina e AstraZenecas kishte nxitur reagim të fortë imunitar të një grup individësh të shëndetshëm mes moshës 18 dhe 55-vjeçare. E megjithatë, në atë kohë u paralajmërua se testet pozitive nuk garantonin se vaksina do të rezultonte efikase dhe e sigurtë tek personat më të moshuar.

AstraZeneca, e cila po krijon vaksinën me studiuesit e universitetit të Oksford shihet si pararendëse në garën për të prodhuar antidotin e virusit që ka terrorizuar botën. Vaksina kandidate quhet AZD1222, dhe shfrytëzon një version të dobësuar të një virusi të gripit të zakonshëm tek shimpanzetë, i cili kodifikon udhëzimet për të prodhuar proteina nga koronavirusi i ri për të ndërtuar imunitetin kundër COVID-19. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë