“Your Song” e Elton John mbush 50 vjeç, një nga baladat më të dëgjuara të dashurisë

elton xhon 1100x620

Bernie Taupin shkruajti tekstin, menjëherë, dhe në më pak se njëzet minuta, Elton John kompozoi muzikën. Kështu lindi “Your Song”, hiti i parë i këngëtarit dhe muzikantit anglez. Një moment historik në historinë e muzikës bashkëkohore dhe që sot mbush 50 vjeç. Kënga u publikua, më 26 tetor 1970, në Shtetet e Bashkuara, në anën B të një “single”, i cili në anën A, përmbante “Take Me To The Pilot”. Ishte, menjëherë, një sukses i madh, fillimisht në radio dhe më pas në të gjitha klasifikimet, gjë që bëri që John Lennon të thoshte: “Është gjëja e parë e bukur që doli pas Beatles”. Që atëherë, Elton e ka kënduar në fund të çdo koncerti të tij dhe në imagjinatën kolektive mbetet një nga deklaratat më të bukura të dashurisë në fjalë dhe muzikë.

Kur ai filloi bashkëpunimin e tij me autorin Bernie Taupin, në qershor 1967, Elton John nuk e dinte se ky do të ishte partneriteti më i rëndësishëm njerëzor dhe profesional i karrierës së tij. Ai e zbuloi atë disa vjet më vonë, kur, pas një periudhe reagimesh të dobëta komerciale dhe një albumi debutues, “Empty Sky”, i cili nuk ishte shumë i suksesshëm, u lëshua albumi i tyre i dytë “Elton John”, kënga e parë e të cilit ishte vetëm “Your Song “. Taupin ia kishte dërguar fjalët Eltonit, të shkruara, një mëngjes, dhe i ulur në pianon e shtëpisë së nënës së tij në më pak se gjysmë ore këngëtari kishte kompozuar muzikën, nën sytë e shokut të tij të mahnitur.

Por suksesi i këngës, nuk erdhi nga albumi, i cili gjithashtu filloi të vendosej në krye të klasifikimeve , por nga single që u lancua shtatë muaj më vonë në Los Angeles.

Një strukturë e thjeshtë muzikore, një baladë klasike simfonike, “Your Song”, e luajtur në pianon e Eltonit, i detyrohet suksesit të saj edhe orkestrimit mbresëlënës, të Paul Buckmaster. Historia e treguar flet për ndjenjat e një djali ndaj një vajze, një histori dashurie me pak fjalë, si shumë të tjera, por që ka mundur të pushtojë breza të tërë. Elton tha për tekstin e këngës: “Sekreti i Bernie është të qenit një tip shumë sentimental dhe të shkruash shumë rrallë. Tekstet e tij janë të gjitha personale dhe unë mund ta kuptoj sepse e njoh atë brenda dhe jashtë. Për shembull, kur ai u paraqit me tekstin e këngës “Your Song” tha: “Unë e njihja vajzën dhe meqë ata dukeshin të dashuruar unë u kujdesa për muzikën në një mënyrë të veçantë, dhe të ëmbël për të mos i zgjuar nga apatia dashurore në të cilin ishin zhytur”.

Ylli i rock-ut, gjithashtu, gjithmonë ka pranuar se e pëlqen dhe e konsideron si këngën e tij më të mirë të dashurisë. “Your Song” mbetet ndoshta kënga më e famshme për Elton John, një markë e tij, e interpretuar në çdo live, një standard i muzikës bashkëkohore dhe këngës eltoniane që ka më shumë kopertina se artistët e tjerë përgjatë viteve.