Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dy alarme për bombë në Paris

Nga A2 CNN
27 Tetor 2020, 16:51 | Bota

Dy zona në Paris janë evakuuar gjatë së martës, pasi ka pasur dyshime për bombë. Rreth orës 15:00, policia evakuoi zonën pranë Harkut të Triumfit, pasi gjeti një pako të dyshimtë.

Ndërkohë, pas kësaj ngjarjeje, edhe parku Paris Champ de Mars, rreth kullës Eiffel u evakuua, pas gjetjes së një qeseje të mbushur me municione, ka bërë të ditur një zëdhënës i policisë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njerëzit që vrapojnë të tmerruar në shkallët lëvizëse në metronë Charles-de-Gaulle Etoile.

Franca është në gatishmëri të lartë pas masakrimit me thikë të një mësuesi në fillim të tetorit. Ndërkohë, alarmet e rreme për bombë janë shtuar ndjeshëm, së fundmi në një stacion hekurudhor në Lion si dhe pranë kullës Eiffel rreth një muaj më parë.

https://twitter.com/i/status/1321113689114791938
https://twitter.com/i/status/1321113365742342144

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli