Bayern merr fitoren e dytë në Champions, Interi ndalet sërish

lukaku 2 1100x620

Bayerni, edhe pse jo lehtësisht, siguroi fitoren e dytë në grupet e Champions në këtë sezon, duke triumfuar në transfertën ruse ndaj Lokomotiv Moscow 1-2.

Kampionët në fuqi të Champions kaluan të parët në avantazh me anë të Goretzka-s, në minutën e 13. Rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Në minutën e 70, Miranchuk barazon rezultatin, i cili zgjati vetëm 9 minuta, pasi Kimmich realizoi një gol mjaft të bukur, duke i dhënë fitoren gjermanëve.

Në ndeshjen tjetër, Interi nuk shkoi më shumë se një barazim në transfertë ndaj Shakhtar Donetsk edhe pse e dominoi totalisht ndeshjen, duke krijuar shumë raste për shënim, por pa mundur t’i konkretizojë.

Ky ishte barazimi i dytë i Interit, pas atij të një jave më parë ndaj Monchengladbach.