Beteja për 25 prillin, Kryemadhi: Partitë e reja janë humbje kohe

kryemadhi frame 1100x620

Beteja e opozitës së bashkuar është kutia e votimit e 25 prillit. Në bashkëbisedimin me gazetarët, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, akuzon kryeministrin Edi Rama se kodin zgjedhor po e përdor për taktikë elektorale, ndërsa formimin e njëpasnjëshëm të partive të reja politike, e sheh një humbje kohe.

“Kodi zgjedhor është një taktik elektorale e Ramës për të çorientuar opinionin publik sa i përket situatës, ekonomike dhe depresionit që ka përfshirë shoqërinë shqiptare. Është një taktikë elektorale e Ramës. Në LSI ka prurje të reja që vijnë edhe me vizion të vitit 2021.

25 prilli, edhe Balla t’i numërojë votat, e ka të pamundur të ndryshojë rezultatin”, u shpreh Kryemadhi.