Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

"Covidi i gjatë", 13-vjeçarja që u infektua në mars dhe nuk është shëruar ende

Nga A2 CNN
27 Tetor 2020, 17:09 | Bota
"Covidi i gjatë", 13-vjeçarja që u infektua në

13-vjeçarja, Maggie Flannery u infektua me Covid-19 në Mars, dhe nuk është shëruar ende.

“Në fillim të karantinës, unë isha e sëmurë për pak kohë. Dhe pastaj u bëra më mirë për rreth pesë ditë dhe pastaj isha keq përsëri”, tha ajo për CNN.

“Ishte shumë më keq, herën e dytë. Herën e dytë kisha shumë dhimbje gjoksi, më dukej sikur ishte e vështirë të merrja frymë. Kisha shumë dhimbje shpine dhe isha jashtëzakonisht e lodhur gjatë gjithë kohës. ”, shtoi ajo.

Flannery është një e infektuar "me Covidin e gjatë". Të tillë konsiderohen ata pacientë me koronavirus që përjetojnë simptoma të virusit për javë ose muaj pavarësisht se janë rikuperuar virologjikisht.

Ata kanë lodhje, ethe dhe anomali të tilla si pamundësia për t'u përqendruar, tha eksperti kryesor i sëmundjes infektive të SHBA-së, Dr. Anthony Fauci.

Studimet e fundit tregojnë që një pjesë e rëndësishme e pacientëve me Covid-19 vazhdojnë të përjetojnë një ose më shumë simptoma edhe muaj pas shërimit.

https://a2news.com/2020/10/22/4-sindromat-e-covid-te-gjate-ose-gjendja-e-atyre-qe-nuk-sherohen-kurre/

A2 CNN Livestream

Dita jonë