Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kaos te Barcelona, dorëhiqet presidenti Bartomeu

Nga A2 CNN
27 Tetor 2020, 20:49 | Futboll
Kaos te Barcelona, dorëhiqet presidenti Bartomeu

Pas një vere të ethshme të karakterizuar nga kriza me yllin e skuadrës, Lionnel Messi, Barcelona hyn më tej drejt një kaosi total në prag të sfidës së Champions League përballë Juventusit.

Presidenti Bartomeu së bashku me të gjithë stafin e tij drejtues ka vendosur të japë dorëheqjen pasi mësoi qëndrimin e “Generalitat de Catalunya” (qeverisë së rajonit) në lidhje me votimin mbi censurën.

Në këtë mënyrë, Bartomeu u largua nga detyra përpara se t’i nënshtrohej votimit të mosbesimit që rrezikonte ta dëbonte nga presidenca. Pavarësisht rezistencës së të hënës kur mohoi të kishte menduar për dorëheqjen, brenda pak orësh presidenti “blaugrana” bëri pikërisht të kundërtën.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani