Koronavirusi në Kosovë, tri viktima dhe mbi 190 raste të reja

kosove covid 1100x620

Tri viktima dhe 197 raste të reja janë raportuar, në 24 orët e fundit, në Kosovë. Qyteti më i prekur mbetet Prishtina me 92 raste.

Me shifrat e sotme, numri i viktimave shkon në 669 ndërsa numri total i të infektuarve në 18.345, prej të cilëve 2.478 pacientë janë ende aktivë.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 48 persona.