Koronavirusi në Shqipëri, 7 viktima në 24 orët e fundit

WhatsApp Image 2020 10 26 at 13.46.39 1100x620

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 7 të prekur me Covid-19, duke e çuar në 487 numrin e personave që kanë humbur betejën me virusin.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 284 persona, nga 1278 testime të kryera.

Deri tani, në Shqipëri janë prekur 19729 persona, nga të cilët 8434 janë raste aktive, ndërsa 10808 janë shëruar.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1278 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 284 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 103 qytetarë, duke e çuar në 10808 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

119 raste në Tiranë, 29 në Shkodër, 26 në Durrës, 13 në Vlorë, 12 në Pogradec, 11 në Korçë, nga 10 raste në Fier, Elbasan, 9 në Lushnje, 8 në Berat, nga 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, Përmet, nga 5 raste në Krujë, Devoll, Sarandë, 4 në Librazhd,

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 285 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një infermiere 50 vjeçare nga Elbasani një mjek 64 vjeçar nga Lushnja, një 61 vjeçare, një 62 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana, një 78 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Përdorimi i barrierës mbrojtëse duhet të konsiderohet vetëm si një masë plotësuese dhe jo si zëvendësim i masave parandaluese. Ajo duhet të zbatohet së bashku me distancën fizike 1.5 – 2 m dhe higjienën e duarve.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (27 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                                          284

Të shëruar ne 24 orë                                      103

Të shtruar në spitale                                       285

Humbje jete në 24 orë                                  7

Testime ditore                      1278

Testime totale                      119,607

Raste pozitive                       19,729

Raste të shëruara               10,808

Raste Aktive                            8,434

Humbje jete                            487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  4302

Durrës                  809

Fier                         551

Shkodër                521

Korçë                    506

Lezhë                     387

Elbasan                  380

Vlorë                     338

Berat                   238

Kukës                      182

Gjirokastër           128

Dibër                        92