Makina me klandestinë përplaset në qendër të Pogradecit pas ndjekjes nga policia

WhatsApp Image 2020 10 27 at 19.58.25 1100x620

Një makinë tip Mercedez Benz që transportonte emigrantë të paligjshëm sirianë është aksidentuar pasditen e së martës në qendër të qytetit të Pogradecit.

Makina tip ML u fut kundërvajtje në hyrje të qytetit sapo drejtuesi i saj pikasi postbllokun e policisë. Për shkak të shpejtësisë drejtuesi humbi kontrollin dhe u përplas pranë një trotuari te lumi i qytetit.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe është vënë në ndjekje të një mjeti tjetër tip Benz që hapte rrugën për mjetin tip ML me refugjatë.