Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Mbesa nuk pranon të kthehet në Shqipëri, gjyshërit: Nuk është e radikalizuar, ka frikë

Nga A2 CNN
27 Tetor 2020, 10:07 | Sociale
Mbesa nuk pranon të kthehet në Shqipëri, gjyshërit: Nuk

Një ditë pasi 4 fëmijë dhe 1 grua lanë kampin Al-Hawl në Siri me ndërmjetësim të Qeverisë shqiptare, shpresa se do të dalin edhe të tjerë është ndezur te familjet shqiptare. Edhe gjyshërit Asije dhe Dylber Shuli në fshatin Zagorçan të Pogradecit tashmë kanë nisur të shpresojnë se 5 nipërit e tyre do të kthehen në shtëpi. Ata kanë ndjekur me detaje çdo zhvillim dhe kërkojnë që shteti të vazhdojë përpjekjet për të kthyer familjarët e tyre.

Ata nuk pranojnë që mbesa e tyre, Elona Shuli, nuk do të kthehet dhe se është radikalizuar. Në komunikimin me të, vetëm 3 ditë më parë, sipas tyre ajo thoshte se do që të kthehet në shtëpi, por njëkohësisht ishte e tmerruar nga frika se ushtarët mund t’i bënin keq nëse dilnin. Gjatë kohës që janë marrë disa prej fëmijëve shqiptarë në kamp, Elona me djalin dhe pjesën tjetër të familjes nuk janë gjetur në çadër.

Gjyshërit Shuli kanë 7 vjet që përpiqen t’i kthejnë në shtëpi dhe vazhdon t'i mbajë gjallë shpresa se shteti do t'i kthejë ata pranë tyre. Ata apelojnë me zemër në dorë që shteti shqiptar të bëjë të pamundurën që fëmijët e mbetur jetimë të kthehen.

https://a2news.com/2020/10/26/refuzimi-i-kthimit-nga-siria-eksperti-i-sigurise-presion-nga-grupi-dhe-dezinformim/
https://a2news.com/2020/10/26/shqiptaret-ne-siri-5-kthehen-te-tjeret-nuk-pranojne-dhe-fshihen/
https://a2news.com/2020/10/26/grate-shqiptare-ne-al-hawl-nuk-duam-te-kthehemi-ne-shqiperi/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani