Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mbytet varka me emigrantë në kanalin mes Francës dhe Britanisë, raportohen viktima

Nga A2 CNN
27 Tetor 2020, 19:54 | Bota
Mbytet varka me emigrantë në kanalin mes Francës dhe

Të paktën 4 persona raportohet të kenë humbur jetën pas përmbysjes së një varke që transportonte më shumë se 20 emigrantë në kanalin e La Manshit në veri të Francës.

Sipas të dhënave nga autoritetet e Dunkirk, 15 persona arritën të shpëtoheshin, 8 prej të cilëve kishin probleme hipotermie dhe 2 të tjerë me zemrën.

Një operacion i gjerë ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që pranë vendngjarje kanë shkuar dhe ekipet e ndihmës së shpejtë dhe një helikopter i Marinës.

Autoritetet franceze konfirmojnë se ka pasur viktima në këtë ngjarje tragjike, por pa dhënë detaje të hollësishme për numrin e tyre apo kombësinë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë