Meta, kërkesë Kuvendit: Merrni për bazë opinionin e Komisionit të Venecias

meta digat vjosa frame 1842 1100x620

Pas kthimit të Kodit të ri Zgjedhor në Kuvend, Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar një kërkesë zyrtare këtij institucioni që të marrë për bazë opinionin e Komisionit të Venecias.

Dje, kryeministri Edi Rama la të kuptohet se Parlamenti nuk do të presë opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me Kodin e ri Zgjedhor: “Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! Parlamenti do të rishprehet pa humbur asnjë ditë”.

“Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s’merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng! Opinioni i Venecias mirë se të vijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave”.

Reagimi i kryeministrit erdhi si përgjigje ndaj komisionerit europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili tha se Parlamenti duhet të merrte në konsideratë mundësinë e pritjes së opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me Kodin Zgjedhor para se të rrëzonte dekretin e presidentit.