Mikrokredia, institucionet të gatshme për të financuar ekonominë
Institucionet e mikrokredisë janë të angazhuara për të vazhduar financimin, pavarësisht rritjes së kredive me probleme.
Arlinda Muja, presidente e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, shpreh vendosmërinë për të mbështetur konsumin dhe rimëkëmbjen ekonomike, pavarësisht riskut të lartë që ka aktualisht ekonomia, çka reflektohet te shtimi i fluksit të huave të pakthyera.
Por pavarësisht gatishmërisë së institucioneve për të dhënë mikrokredi, kërkesa nga ana e klientëve është e stepur.
Sipas institucioneve të mikrokredisë, klientët që përfituan nga shtyrja e pagesës së kësteve po hasin ende vështirësi në pagesa. Niveli i kredive me probleme pritet të rritet përtej 15%, kundrejt shifrës 8% në fund të vitit të kaluar.