Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ndërron jetë al-Douri, “mbreti spathi” i Saddam Husseinit

Nga A2 CNN
27 Tetor 2020, 14:32 | Bota

I erdhi fundi edhe “mbretit spathi”. Ka ndërruar jetë një nga personazhet më të njohur të Lindjes së Mesme, deri në rrënimin e regjimit të Saddam Hussein, Izzat Ibrahim Al Douri. Ushtaraku kishte vazhduar luftën e tij kundër amerikanëve deri më tani, ndoshta i fundit dhe më i larti në hierarkinë e partisë Baath.

I lindur në Tikrit si vetë Saddami, al-Douri mbante gjatë regjimit postin e ministrit të Brendshëm, dhe ishte krahu i djathtë i diktatorit. Piktoresk falë mustaqeve të tij të kuqe, al-Douri në të vërtetë shihet si organizatori i disa prej masakrave më të përgjakshme të viteve ‘80, në veçanti kundër kurdëve, ku në shumë raste u përdor masivisht gazi.   

Pas rrëzimit të regjimit, ai jo vetëm i shpëtoi kërkimeve amerikane që arritën të jepnin edhe 10 milionë dollarë shpërblim për atë që në kod quanin “mbreti spathi”, por u vendos në krye të një ushtrie të përbërë nga ish-ushtarakë besnikë të regjimit.

Edhe pse në 2016 doli në një video duke lavdëruar ISIS që kishte pushtuar pjesën më të madhe të Irakut verior, al-Douri nuk kishte bindje integraliste, dhe nuk pranoi të bashkëpunonte me ISIS dhe Al-Kaeda.

I shpallur si i vdekur disa herë, tashmë për Irakun dhe Lindjen e Mesme mbyllet përgjithmonë një kapitull i historisë bashkëkohore .

A2 CNN Livestream

Dita jonë