Ndërron jetë “Princi i Festave, me Pamela Anderson dhe Naomi Campbell”

Princi Azim, djali i Sulltanit të Bruneit, ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare.

Azim, i cili ishte i katërti në radhë për fronin e vendit aziatik dhe që ishte bërë producent filmash në Hollivud, vdiq të shtunën për shkaqe ende të panjohura.

Ai njihej për festat e tij ekstravagante me VIP-a si Pamela Anderson, Janet Jackson dhe Mariah Carey.

Princi Azim ka qenë edhe producent i filmit “You’re Not You”, me protagoniste Hilary Swank.