Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Një dekadë për t’u planifikuar, një tjetër për të përfunduar... nisin punimet për tunelin nënujor 18 km të gjatë

Nga A2 CNN
27 Tetor 2020, 18:19 | Teknologji

Pas më shumë se një dekade duke e planifikuar, ka nisur puna për ndërtimin e tunelit që do të lidhë Danimarkën me Gjermaninë. Tuneli Fehmarnbelt do të arrijë deri në 40 metra nën ujërat e Detit Baltik, dhe do të bëjë të mundur udhëtimin mes dy shteteve për vetëm 10 minuta, ndërkohë që tani duhen 45 minuta për të kaluar me traget.

Projekti, një ndër më të mëdhenjtë në Europë sa i përket infrastrukturës, mendohet se do të përfundojë në vitin 2029. Tuneli do të jetë i gjatë 18 kilometra, me një buxhet me vlerë 7 miliardë euro. Për krahasim, tuneli që lidh Anglinë dhe Francën në Le Mansh, i ndërtuar në vitin 1993, është 50 kilometra dhe ka kushtuar 15,5 miliardë dollarë, rregulluar me vlerën e sotme të parasë.

Edhe pse ai është dukshëm më i gjatë se tuneli Fehmarnbelt, ky i fundit do të ndërtohet duke zhytur në ujë pjesë të ndërtuara më parë. Tuneli ka marrë emrin nga Rripi Fehmran, një ngushticë që lidh ishullin gjerman Fehmarn me atë danez Loland.

Tuneli do të përbëhet nga 89 blloqe masive betoni, se cili 217 metra i gjatë, 42 metra i gjerë dhe 9 metra i lartë. Me ndërtimin e tij do të merren 2500 punonjës dhe vetëm pozicionimi i blloqeve të betonit për t’u zhytur do të hajë afërsisht tre vite.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli