
“Çojini një sinjal që ekzistoni, tregojuni shqiptarëve që nuk ka humbur shpresa se edhe ju si të tjerët para jush jeni gojëkyçur para mafies në pushtet. Justifikoni besimin e ndërkombëtarëve bëni të mundur që të dyshuarit e dëshmitarët mos të zhduken e shkojnë në drejtim të paditur”.
Me këtë mesazh, kryedemokrati Basha kërkon nga SPAK të nisë pyetjen e të dyshuarve kryesorë të përfshirë në aferën e inceneratorëve dhe mbrojtjen e çdo dëshmitari kyç në aferë para se të ikin në drejtim të paditur.
Ky reagim i Bashës erdhi pasi foli me emra konkretë për persona të kërcënuar nga mafia e inceneratorëve.
“Një nga personat kyç për hetimin e inceneratorëve, Stela Gugallja është vënë nën presion nga mafia”, deklaroi ai, ndërsa paralajmëroi SPAK-un se do të mbajë përgjëgjësi nëse të dyshuarit ikin në drejtim të paditur.
“Paralajmëroj SPAK-un, që nëse të dyshuarit e të pandehurit ikin në drejtim të paditur është për shkak të përgjegjësisë së tyre dhe avashllëkut që po trajtojnë këtë aferë për të shmangur kërcënimin e dëshmitarëve dhe vazhdimin e vjedhjes”.
Basha foli me emra konkretë edhe kur u pyet për mafien e ilaçeve. Sipas tij, gjithë politika shëndetësore vërtitet rreth Tom Doshit.