Nuk ka lojëra me dorë, Ministria e Shëndetësisë i mbyll dyert volejbollit

Në Shqipëri nuk do të luhet volejboll edhe për një tjetër afat të papërcaktuar.

Pas 8 muajsh pritje, Ministria e Shëndetësisë i ka kthyer përgjigje negative Federatës Shqiptare të Volejbollit e cila kishte kërkuar herë pas here rikthimin e aktivitetit pa tifozë dhe sipas protokollit të masave si në të gjitha vendet e rajonit të cilat aktualisht e kanë nisur sezonin.

Ministria e Shëndetësisë e konsideron volejbollin si një sport me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e koronavirusit.

Përtej vështirësive ekonomike të një sporti si ai i rrjetës në Shqipëri, volejbolli tashmë merr një tjetër goditje e cila mund të përkthehet në kolaps në të ardhmen.