Rama i përgjigjet komisionerit Varhelyi: Nuk do të presim asnjë sekondë

27 TETOR RAMA RINAS frame 20062 1100x620

Kryeministri Rama konfirmoi edhe një herë qëndrimin e shumicës për të rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta i cili ktheu kodin e ri zgjedhor.

“E kam sqaruar komisionerin që parlamenti nuk do të presë asnjë sekondë, për arsye se kemi zgjedhje më 25 prill dhe nuk ka asnjë mundësi të hymë në një spirale ku na fton Ilir Meta, i cili ka si qëllim të sabotojë nga pozicioni i tij ekstremist anti-shumicë dhe anti-parlament, këtë proces”, tha Rama.

“Venecia është e mirëpritur të sjellë opinionin e vet, ai do të diskutohet me të gjitha forcat politike. Implementimi i ligjit zgjedhor kërkon kohën e vet. Nuk kemi asnjë arsye të mos refuzojmë përpjekjen e Ilir Metës, të identifikuar si përpjekja e një lideri alternativ të një opozite të copëtuar”.

Më parë, komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi, tha se do të ishte e matur nga ana e qeverisë që të priste opinionin e Komisionit të Venecias para se ta rrëzonte dekretin.