Reali shpëton në fund, Monchengladbach i rrëshket fitorja në 6 minuta

0fd5697a8b7f43b1bba41d45f4180e39o2 1100x620

Reali ka arritur të marrë një barazim të mundimshëm 2-2 në ndeshjen e dytë të Champions League përballë Borussia Monchengladbach.

Spanjollët kanë dalë me një pikë nga Gjermania duke shpëtuar një turpërim tjetër pas humbjes në shtëpi ndaj Shakhtar një javë më parë.

Monchengladbach ishte duke mbyllur një nga ndeshjet më të bukura me rezultatin e pastër 2-0, por pikërisht në 6 minutat e fundit vjen dhe kthesa e madrilenëve.

Benzema në të 87 dhe Casemiro në të 93, i rrëmbyen vendasve avantazhin e krijuar falë dy golave të Thuram. Real renditet në vendin e fundit në grupin B me një pikë të grumbulluar, ndërkohë që javën e ardhshme do të përballet me Inter.

Në ndeshjet e tjera, të kësaj mbrëmjeje, Bayern fitoi 2-1 në Rusi ndaj Lokomotiv Moscow, Interi barazoi 0-0 me Shakhtar, Atalanta u nda 2-2 me holandezët e Ajax, Atletico Madrit përmbysi Salzburgun 3-2, Porto-Olympiacos 2-0, Liverpool-Midtjylland 2-0, ndërkohë që City mund në transfertë Marseille.