Rikthehet Champions League/ Reali kërkon kthesën, Interi përballë Shakhtarit

real madrid 1100x620

Champions League luan sot raundin e dytë të ndeshjeve në grupe. Real Madrid takohet me gjermanët e Monchengladbach dhe do të kërkojë të lërë pas humbjen shokuese në Spanjë përballë Shakhtar Donetsk.

Këta të fundit, në mbrëmje do të sfidojnë italianët e Inter.

Kampionët e Bayern Munchen udhëtojnë drejt Moskës në një sfidë delikate përballë Lokomotivës.

Ndëkohë, Atalanta-Ajax është një nga përballjet që pritet të dhurojë spektakël.

Ndër takimet e tjera, Manchester City luan në Francë kundër Marseille, ndërsa Liverpool ndeshet në “Anfield” me danezët e Midtjylland.