Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rinis “lufta” Trump-Twitter, postimet e presidentit për zgjedhjet cilësohen si të “diskutueshme”

Nga A2 CNN
27 Tetor 2020, 11:46 | Bota
Rinis “lufta” Trump-Twitter, postimet e presidentit për

Po afrojnë zgjedhjet amerikane, dhe me to edhe konflikti në rrjetet sociale midis presidentit amerikan Donald Trump dhe gjigantit. Twitter.

Trump komentoi dje që “duhet të kemi rezultatin final brenda 3 nëntorit”, duke zhvlerësuar dhe hedhur dyshime mbi votën me korrespondencë, një mënyrë votimi që preferohet nga rreth 33 milionë votues në SHBA, ku shtete si Kolorado, Hauai, Oregon, Juta (Utah) dhe Uashington e kanë shndërruar në mënyrën e preferuar ose pothuajse unike të votimit.

Por deklaratat e presidentit, që i pasojnë atyre gjatë debatit të parë me Joe Biden ku tregon dyshime për sigurinë e kësaj metode votimi, u censuruan nga Twitter, sipas të cilit janë të diskutueshme dhe krijojnë paqartësi të zgjedhësit, nga momenti që votat me postë nuk mund të përllogariten brenda ditës.  

Episodi është i fundit i një përballjeje që ka filluar qysh kur Twitter shoqëroi dy postime të tij me një paralajmërim për të kontrolluar faktet pasi informacioni ishte i dyshimtë.

Trump kërcënoi fillimisht për një urdhër ekzekutiv që do të mbyllte platformën, por më pas gjithçka u kufizua me heqjen e mbrojtjes ligjore të këtyre rrjeteve sociale.

https://a2news.com/2020/08/06/ka-keqinformim-mbi-koronavirusin-facebook-twitter-dhe-youtube-fshijne-postimet-e-trump/

A2 CNN Livestream

Dita jonë