Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shqiptarët e kthyer nga Siria, Rama: Kemi gati strukturat për integrimin e fëmijëve. Kush ka bërë krime, do t’i nënshtrohet drejtësisë

Nga A2 CNN
27 Tetor 2020, 13:54 | Politikë
Shqiptarët e kthyer nga Siria, Rama: Kemi gati strukturat për

Kryeministri Edi Rama, pas kthimit në Shqipëri së bashku me 5 shqiptarë (mes të cilëve 4 fëmijë), të shpëtuar nga kampi Al-Hawl në Siri, tregoi se si do të bëhet riintegrimi i tyre në Shqipëri.

“Më vjen shumë mirë që kemi mbyllur fazën e parë të një operacioni të ngatërruar, sidoqoftë të suksesshëm. Dhe ajo që është edhe më e rëndësishme është që tanimë kemi bazën për të vazhduar me fazën e dytë. Fëmijët e tjerë janë identifikuar, janë bërë një pjesë e mirë e kontakteve dhe intervistave dhe besoj që më herët se vonë, do të kthejmë edhe pjesën tjetër”, deklaroi Rama.

https://a2news.com/2020/10/27/nuk-pranon-te-kthehet-ne-shqiperi-daja-i-eva-dumanit-deri-para-10-ditesh-ishte-shume-aktive-qe-te-vinin-te-gjithe/

Kryeministri tregoi edhe mënyrën se si do të integrohen në shoqëri këta fëmijë: “Struktura është gati për këta 4 fëmijë dhe për gjithë të tjerët që do të vijnë më pas, me mësues e psikologë. Do të punohet hap pas hapi për t’i integruar pastaj në strukturat sociale”.

Në lidhje me personat madhorë, Rama u shpreh se “kush ka bërë krime do t’i nënshtrohet drejtësisë”.

Rama sqaroi se shteti shqiptar po ndjek “këdo që është shtetas i Republikës i Shqipërisë, pavarësisht moshës”.

https://a2news.com/2020/10/27/mbesa-nuk-pranon-te-kthehet-ne-shqiperi-gjysherit-nuk-eshte-e-radikalizuar-ka-frike/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani