Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Si në videolojëra, Raikkonen fiton 10 pozicione në xhiron e parë të garës

Nga A2 CNN
27 Tetor 2020, 11:11 | Sporte të tjera
Si në videolojëra, Raikkonen fiton 10 pozicione në xhiron e

Kimi Raikkonen parakaloi 10 makina në xhiron e parë të Çmimit të Madh të Portugalisë, duke kaluar nga vendi i gjashtëmbëdhjetë në vendin e gjashtë.

40-vjeçari përfitoi nga pista e lagur dhe nga eksperienca e tij për të fituar pozicione njësoj siç ndodh vetëm në videolojëra.

Videoja e regjistruar nga kamera e montuar në njëvendëshen Alfa Romeo të Raikkonenit tregon më së miri kryeveprën e finlandezit.

“Nuk u nisa mirë, madje humba një pozicion. Por, kur po i parakaloja me radhë thashë me vete: “Po këta, çfarë po bëjnë”? Fatkeqësisht, nuk kishim shpejtësi për të qëndruar në vendin e gjashtë”, tha Raikkonen.

https://twitter.com/F1/status/1320397836522033153?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1320397836522033153%7Ctwgr%5Eshare_3%2Ccontainerclick_1&ref_url=https%3A%2F%2Fas.com%2Fmotor%2F2020%2F10%2F26%2Fformula_1%2F1603731731_272016.html

A2 CNN Livestream

Dita jonë