Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

"Stinë pandemie", Kongoli, shkrimtari që iu rrëfen pandeminë e shoqërisë shqiptare

Nga A2 CNN
27 Tetor 2020, 15:47 | Kulturë
"Stinë pandemie", Kongoli, shkrimtari që iu rrëfen

Ishte marsi i vitit 1991 kur shqiptarët kërkonin përtej kufijve të vendit një hapësirë më të madhe lirie.

Ishte pikërisht kjo kohë kur shkrimtari Fatos Kongoli nis të shkruajë për eksodin që ndau njerëzit në hapësira që dukeshin ëndrra shumë më parë.

Është marsi i vitit 2020, kur Fatos Kongoli ulet sërish të shkruajë për shqiptarët, një tjetër roman, që ai e quan ‘Stinë pandemie’.

Vendqëndrimet e ngjarjeve mbeten thuajse të njëjtat, ashtu sikurse edhe personazhet që rimeren nga ‘I humburi’. Romani vjen me një gjuhë sa artistike po aq edhe ironike, nga autori që guxon ta quajë një nga personazhet Katos Fongoli.

“Stinë pandemie” është prezantuar për lexuesin shqiptar në stendat e botimeve Toena që këtë javë kanë pushtuar me art një kënd të Kalasë së Tiranës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani