Sulm me bombë në shkollë, 7 viktima në Pakistan

peshavar 600x338

Të paktën 7 persona kanë vdekur dhe 50 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një shkollë fetare në Peshavar të Pakistanit.

Sipas autoriteteve spitalore vendase, viktimat janë të moshës nga 20 deri në 30 vjeç. Mes të plagosurve, 4 persona janë nën 13 vjeç.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Peshavari, që ndodhet pranë kufirit me Afganistanin, ka qenë një nga qytetet më të goditura nga dhuna e talebanëve gjatë viteve të fundit.