Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Albin Kurti i prekur nga Covid-19, Hoti: I uroj ta kalojë sa më lehtë

Nga A2 CNN
28 Tetor 2020, 12:24 | Kosova
Albin Kurti i prekur nga Covid-19, Hoti: I uroj ta kalojë sa më

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, rezulton i prekur nga Covid-19. Ai ka njoftuar vetë përmes një mesazhi në rrjetet sociale ku thotë se do të qëndrojë në vetizolim për dy javët në vijim.

“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës, Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, shkruan Kurti.

Pas kësaj, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili i uron të përballojë sa më lehtë simptomat.

“Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i dëshiroj që ta kalojë sa më lehtë gjendjen shëndetësore me COVID-19. Zotit Kurti dhe të gjithë të prekurve tjerë i uroj që sa më lehtë t'i përballojnë simptomat dhe t'i kthehen angazhimeve të përditshme”, shkruan Hoti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë