Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Brenda grevës së urisë së naftëtareve: Nuk kërkojmë lëmoshë, por djersën e ballit

Nga A2 CNN
28 Tetor 2020, 21:32 | Aktualitet
Brenda grevës së urisë së naftëtareve: Nuk

Dëshmi rrëqethëse erdhën në studion e A2 Business Week nga gratë naftëtare të Ballshit të cilat prej 14 ditësh qëndrojnë të ngujuara në grevë urie, të vendosura më shumë se kurrë për kërkesat e tyre për pagesat e prapambetura që kompania që menaxhon uzinën iu detyrohet prej muajsh.

Në kamerën e A2, grevistja Hëna Baraj u shpreh se gjendja e grave tashmë pas 14 ditësh është shumë e rënduar. Ajo refuzoi sërish ftesën e kryeministrit Rama për të ndërprerë këtë protestë ekstreme të tyre.

Sipas Hëna Baraj, naftëtarët nuk kërkojnë lëmoshë nga qeveria, por pagat e tyre për punën e bërë.

“14 ditë në grevë urie për një grua është e vështirë. Gjendja është rënduar, megjithatë më duhet të flas për situatën tonë. Më e keqja është se nuk marrim një përgjigje. Kryeministri në Twitter na kërkon të lëmë grevën dhe të negociojmë. Nuk e kuptoj pse kryeministri duhet të na bëjë këtë thirrje. Ne kemi kërkuar bisedime prej 3 vitesh. Kemi vajtur për ta takuar kryeministrin, ministren Balluku, por në mënyrë të turpshme na rrahën, na keqtrajtuan. Ne nuk kërkojmë lëmoshë, duam djersën e ballit. Shumë nga shokët tanë kanë humbur jetën në këtë rafineri.

Që nga janari, kjo është greva e tretë. Kryeministri nuk ka denjuar të flasë me këta punëtorë. Nuk do të dalim nga greva sepse nuk kemi ku të shkojmë. Kryeministri na ofroi një asistencë sociale, por ajo nuk është meritë e tij, por e drejtë e punëtorëve kur shkëputesh nga puna. Kryeministri duhet të ofronte zgjidhje për lekët e prapambetura. Ne ishim të papaguara kur erdhi firma e fundit. Pse nuk ndërhyri kryeministri që të zgjidhej kjo çështje dhe më pas ajo të operonte?”, tha Hëna Baraj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë