Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Dështimet e privatizimit të ARMO-s, Bejtja: Shteti nuk ka vendimmarrje. Preçi: Qeveria mund të reagonte

Nga A2 CNN
28 Tetor 2020, 20:32 | Ekonomi
Dështimet e privatizimit të ARMO-s, Bejtja: Shteti nuk ka

Greva e urisë së grave naftëtare të rafinerisë së Ballshit ka hyrë në ditën e 14, ndërkohë që ende nuk dihet se kur do të vijë zgjidhja e kësaj situate të komplikuar, që është rrjedhojë e një privatizimi të dështuar të nisur në vitin 2008. Një sektor strategjik si nafta, që duhet të ishte burim të ardhurash dhe mirëqenieje, por që është shndërruar në një gangrenë, që nuk dihet ende sesi do të shërohet.

Për gjendjen e rafinerisë sot, për situatën e naftëtarëve, të cilët që prej janarit janë larguar edhe nga skema e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, por edhe për Ballshin, si qytezën që lindi me rafinerinë e duket se po vdes bashkë me të, u diskutua këtë të mërkurë në A2 Business Week.

https://a2news.com/2020/10/28/cila-eshte-zgjidhja-per-naftetaret-bejtja-te-bllokohen-llogarite-e-azereve-te-paguajne-detyrimin-e-tyre/

Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës, u shpreh se shteti nuk ka asnjë vendimmarrje pasi zotëron vetëm 15% të aksioneve. Ai u shpreh se privatizimi në vitin 2008 është bërë në mënyrë klienteliste.

“Me 15% të aksioneve që ka shteti nuk mund të bëjë asgjë, nuk ka vendimmarrje. Kjo reflektohet edhe në anëtarësinë e këshillit mbikëqyrës, ku ka pasur vetëm një anëtar. Janë bërë disa privatizime në këtë formë, si kombinati i drurit në Elbasan, e të tjera. Në vitin 2006 dhe 2007, ARMO ka dalë me fitim, ndërsa në vitin 2008, çuditërisht bilanci i tyre rezulton me një humbje 32-33 milionë dollarë. Menjëherë merret vendimi për privatizim. Privatizimi është bërë me një vlerë totale prej rreth 100 milionë dollarë, nga të cilat rreth 40 milionë dollarë kanë qenë materiale brenda në rafineri.

https://a2news.com/2020/10/28/spiralja-e-borxheve-te-armo-s-sejdarasi-privatizimi-dhe-menaxhimi-kriminal/

Që në këtë moment, shihet qartë se arsyeja nuk ka qenë, se shteti nuk ishte në gjendje ose rafineria nuk ishte në gjendje të dilte me fitime, por ishte një privatizim klientelist nga njerëz pranë familjes së kryeministrit në atë kohë. Njeriu kryesor ka qenë Rezart Taçi, i cili e ka menaxhuar uzinën nga viti 2008 deri në vitin 2013 në një mënyrë skandaloze.

Zef Preçi, ish-ministër i Ekonomisë, u shpreh se plani i privatizimit ishte për shkak se qeveria nuk kishte para për të bërë investime. “Historia e privatizimit të një sektori kaq me rëndësi është e trishtë. Dua të shtoj se përqindja nuk shpreh fuqinë vendimmarrëse, por është një instrument që shteti të marrë vesh se çfarë ndodh aty. Motivi i privatizimit ishte se qeveria nuk kishte para për të bërë investimet dhe ishte përsëri qeveria që do të monitoronte respektimin e këtij plani.

Nuk di ndonjë anëtar të këshillit mbikëqyrës, pas 12 vjetësh, që të ketë dhënë dorëheqjen, pasi nuk është pajtuar me politikat që janë ndjekur. Nuk di ndonjë vendim qeverie për të mbrojtur interesat publike, nuk di ndonjë dërgim në gjykatë të problemeve të menaxhimit të brendshëm. Shoqëritë tregtare, kur aksionerët nuk merren vesh mes tyre i drejtohen gjykatës”, u shpreh Preçi.

https://a2news.com/2020/10/28/brenda-greves-se-urise-se-naftetareve-nuk-kerkojme-lemoshe-por-djersen-e-ballit/

A2 CNN Livestream

Dita jonë