Franca drejt izolimit, Macron prezanton sonte masat e reja anti-COVID

Shtetrrethimi me orar nuk mjafton më në luftën ndaj koronavirusit. Disa shtete europiane tashmë po përgatiten për një izolim total të dytë. Të parët që mund të mbyllen pritet të jenë francezët. Në mbrëmje pritet me mjaft kureshtje, fjalimi i presidentit Emmanuel Macron për kombin, gjatë të cilit do të prezantojë masat e reja.

Teksa situata duket e zymtë në shumë vende, Bashkimi Europian angazhohet të sjellë shpresë. “Sipas informacioneve tona, shpresojmë që mes fundvitit dhe fillimit të vitit të ardhshëm, 3 ose 4 vaksina mund të jenë gradualisht të disponueshme. Komisioni Europian, në emër të shteteve anëtare, ka firmosur kontrata të shumta për të garantuar vaksinat, kur të jenë të disponueshme”, deklaroi Charles Michel, president i Këshillit Europian.

Ndërsa, vendet janë në pritje të një vaksine efikase për t’i dhënë fund pandemisë, zgjidhja momentale për të luftuar infeksionin është izolimi. Gjermania po shqyrton aplikimin e një bllokimi të butë të popullatës duke nisur nga 4 nëntori, i cili do të zgjasë për të gjithë muajin dhe do të jetë i vlefshëm për të gjithë territorin.

Do të mbyllen baret, restorantet, qendrat sportive, teatrot dhe kinematë. Gjithashtu do të ndalohen grumbullime dhe manifestimet publike, ndërkohë që për momentin shkollat dhe kopshtet do të qëndrojnë hapur.

  • LAJMI I FUNDIT | Nis në A2 emisioni më i ri “Absolut 4”
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar në “Absolut 4” sekretari i PD, Bardhi dhe ai i PS, Balla
  • LAJMI I FUNDIT | Taulant Balla: BE duhet të ishte treguar më solidarë për vaksinën
  • LAJMI I FUNDIT | Krasniqi: Shqipëria i vetmi vend në Europë ku opozita dorëzon mandatet
  • LAJMI I FUNDIT | Krasniqi: Të gjitha pushtetet janë grumbulluar në grupe familjare
  • LAJMI I FUNDIT | Krasniqi: Shqipëria nuk ka opozitë në të gjithë kuptimin e fjalës
  • LAJMI I FUNDIT | Lutfi Dervishi: Ne nuk kemi kontrollin dhe balancimin e pushteteve
  • LAJMI I FUNDIT | PS, Balla: Venecia e ka cilësuar si një gabim lënien e mandateve nga PD