Gjeli vret oficerin e policisë

115096267 gettyimages 134849907 600x338

Një efektiv policie në Jemen u vra nga një gjel gjatë një operacioni mbi garat e paligjshme të luftimeve me kafshë në provincën veriore të Samar.

Lieutenanti Christine Bolok u godit nga një thikë shumë e mprehtë çeliku që zakonisht iu vihet gjelave në këmbë.

Thika i preku arterien kryesore efektivit të policisë duke bërë që të humbte sasi të madhe gjaku. Ai ndërroi jetë më pas në spital.

Luftimet me gjela janë shumë të zakonshme në Jemen, por muajt e fundit ishin ndaluar për shkak të pandemisë.