Jepet vendimi për një prej fraksioneve të dosjes 339, bie akuza për grup të strukturuar kriminal

gjkko 1100x620

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar gjykimin e një prej fraksioneve të dosjes 339. Të pandehurit u shpallën fajtorë për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim”. Gjykata e Posaçme ka rrëzuar akuzën për grup të strukturuar kriminal dhe vepra të kryera nga grupi i strukturuar. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, më herët të pandehurve do t’iu ulet një e treta e dënimit.

Masat e dënimit:

1. Ramadan Dushaj me 9 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim.

2. Rezart Cacani me 9 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim.

3. Neritan Saraçi me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim.

4. Ardit Haxhagiqi me 8 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 5,4 vite burgim.

5. Vilson Noka me 14 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,4 vite burgim.

6. Fatbardh Gostini me 7,6 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 5 vite burgim.

7. Luan Boça me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim.

Në këtë gjykim, është fajësuar edhe kampioni i botës në mundje, Elis Guri. Ai është dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve me 7 vite burgim, ku në aplikim të gjykimit të shkurtuar është dënuar përfundimisht me 4 vjet e 8 muaj burgim.

Pas shpalljes se verdiktit, avokati mbrojtës i Gurit, Av. Arbër Hoxha, u shpreh se vendimi është i pambështetur në ligj dhe në prova, ku brenda afatit ligjor do kundërshtohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit ku do të kërkojmë deklarimin e pafajshëm të të mbrojturit prej tij.