Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Juventusi “shënon” 3 herë, por Barcelona fiton 0-2 në Torino

Nga A2 CNN
28 Tetor 2020, 23:06 | Futboll
Juventusi “shënon” 3 herë, por Barcelona fiton 0-2 në

Juventusi është mundur me rezultatin e pastër 0-2 në supertakimin e zhvilluar të martën në Torino ndaj Barcelonës për Grupin G të Champions League.

Edhe pse krijoi shumë raste madje e dërgoi 3 herë në rrjetë topin me Moratën, Juventusi doli i humbur nga ky takim pasi syri i pagabueshëm i VAR vendosi të anulojë dy prej golave për pozicion jashtë loje milimetrik ndërsa të tretin për një prekje me dorë.

Katalanasit kaluan në avantazh me Dembele në minutën e 14 të takimit falë dhe një devijimi të topit nga mbrojtja vendase.

Juventusi bëri gjithçka në këtë ndeshje për të mos dalë i humbur, por duhet thënë se i mungoi dhe fati. Në minutën e fundit të takimit miqtë fitojnë dhe një penallti e cila u shndërrua në gol nga Messi.

Pas dy takimesh të luajtur në Grupin G, Barcelona udhëheq me 6 pikë të plota e ndjekur nga Juventus me 3 pikë.

Në ndeshjet e tjera të kësaj mbrëmje, PSG fitoi 0-2 në Stamboll, Chelsea shkatërroi Krasnodarin 0-4 në Rusi. Manchester United i “dhuroi” një “manita” Liepzig, Club Brugge barazoi 1-1 me Lazio, Dortmundi mori 3 pikët e para ndaj Zenit, ndërsa Sevilla mundi minimalisht Rennes 1-0.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani