Kallëzimi i PD për ndryshimin e adresave, Endri Hasa: SPAK të mos heshtë, edhe prindërve të mi u është ndryshuar vendbanimi pa dijeninë e tyre

endri hasa 1100x620

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, i bëri thirrje SPAK që të mos heshtë, por të hetojë atë që e konsideron kaosin me gjendjen civile, ku shumë personave u janë ndryshuar adresat pa dijeninë e tyre.

Për të përforcuar qëndrimin, Hasa solli shembullin e dy prindërve të tij, të cilëve, sipas tij u është ndryshuar vendbanimi pa kërkesën e tyre. “Qytetarët vazhdojnë enden rrugëve, shkojnë në institucione dhe zbulojnë që sipas Gjendjes Civile nuk banojnë më aty ku kanë banuar prej vitesh.

Kjo ndodh sepse Sandër Lleshaj i ka ndryshuar shqiptarëve vendbanimin pa kërkesën e tyre! Po mbushet muaji nga depozitimi i kallëzimit penal në SPAK dhe asnjë veprim nuk është ndërmarrë! Askush nuk po hetohet për ndërhyrjen në databazën më të rëndësishme shtetërore”, shkruan Hasa në Facebook.

“Provat dhe faktet janë aty, mjafton dikush të hetojë dhe të çojë para drejtësisë autorët. Po mbushet muaji dhe asgjë nuk është bërë për të rikthyer adresat në gjendjen e ligjshme! Prindërve të mi i është ndryshuar vendbanimi si qindra mijëra shqiptarëve pa kërkesën dhe dijeninë e tyre! Asgjë s’ka ndryshuar deri sot, adresa e gabuar rezulton ende në çdo shërbim që marrin. SPAK duhet t’i kishte sekuestruar tashmë të gjitha të dhënat për të vërtetuar ndërhyrjet e paligjshme në sistem me qëllim ndryshimin e adresës së vendbanimit. Përgjegjësit duhen vënë para drejtësisë menjëherë!”.

  • LAJMI I FUNDIT | Pandemia dhe vaksinat, mjeku Pëllumb Pipero i ftuar në “Absolut 4”
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar në “Absolut 4” Skënder Brataj dhe Gazmend Koduzi
  • LAJMI I FUNDIT | Pipero: Është politizuar më shumë sesa duhet kjo pandemi
  • LAJMI I FUNDIT | Pipero: Përdorimi i antibiotikëve pa konsultën e mjekëve është i gabuar
  • LAJMI I FUNDIT | Brataj: Treguesit bëjnë me dije se tashme kemi një incidencë në rritje
  • LAJMI I FUNDIT | Brataj: Nga 44 qytete që ishin të infektuar sot janë 50
  • LAJMI I FUNDIT | Koduzi: Mjeku i familjes u mënjanua nga ky proces, niveli sekondar po ashtu
  • LAJMI I FUNDIT | Koduzi: Vetëm në 16 nëntor doli udhëzimi për të rimbursuar barnat