Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Koreja e Veriut po minon kufirin me Kinën, plagosen me dhjetëra ushtarë

Nga A2 CNN
28 Tetor 2020, 18:43 | Bota

Me dhjetëra ushtarë të Koresë së Veriut janë plagosur pas shpërthimit të minave që po vendosen në kufirin me Kinën, shkruan Daily Mail.

Shpërthimi ka ndodhur kur ushtarët ishin duke vendosur minat, që do të shërbejnë për të ndaluar njerëzit që ta largohen nga Koreja e Veriut në drejtim të Kinës.

Sipas Radio Free Asia, një banor nga Koreja e Veriut ka thënë se autoritetet ushtarake të Kim Jong-un nuk i trajnuan mjaftueshëm ushtarët para se të nisnin vendosjen e minave.

Gjatë kohëve të fundit, shumica e qytetarëve që tentojnë të largohen nga Koreja e Veriut shkojnë drejt Kinës dhe nuk rrezikojnë për të kaluar në Korenë e Jugut, aty ku kufiri është i fortifikuar. Burimi për Radio Free Asia thanë se është hera e parë që Koreja e Veriut po vendos mina në kufirin me Kinën.

Në anën tjetër, kufiri me Korenë e Jugut është i mbushur me miliona mina tokësore, shumë prej tyre të mbetura që nga Lufta e Koreve, e cila përfundoi në vitin 1953.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu