Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kryebashkiaku i Librazhdit rrëfen përballjen me Covid-19, apel për shmangien e dasmave dhe ceremonive mortore

Nga A2 CNN
28 Tetor 2020, 08:41 | Aktualitet
Kryebashkiaku i Librazhdit rrëfen përballjen me Covid-19, apel

Kryebashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gurra, ka rrëfyer në studion e Dita Jonë, në A2 CNN, përballjen e tij me Covid-19. Ai thotë se pavarësisht se ka qenë një nga rastet e lehta, situata duhet marrë seriozisht, pasi rrezikohet jeta.

“Besoj se e kam marrë gjatë momenteve të punës nga një person që ishte i infektuar. Për fat të mirë, kam qenë një nga rastet e lehta, nga data 17 -18 kam pasur shenjat e para dhe mora mjekim dhe kjo është një nga arsyet që gjërat shkuan mirë. Temperatura rritet menjëherë me dhimbjen e fytit, uljen e zërit dhe kollë të thatë që vazhdon. Janë disa punë që e kanë të vështirë për të mbajtur distancim fizik, probabiliteti për t’u infektuar është për çdo individ”, tha kryebashkiaku.

Kastriot Gurra raportoi dhe një nga problemet serioze me të cilat përballet si kryebashkiak, që janë kërkesat për dasma, që sipas tij janë rrezik potencial infektimi. Po ashtu, ai bëri thirrje që të modifikohen traditat tona dhe të shmanget dreka e ceremonisë mortore, pasi janë rrezik potencial infektimi.

“Virusi godet të qenit tonë social. Unë në detyrën time gjendem përballë kërkesave për dasma. Njerëzit nuk e kuptojnë që dasmat janë vatër për infektim. Dhe dita më e lumtur nuk mund të kthehet në masakër. Ne duhet ta kuptojmë që dasma nuk duhet të ketë tani, është një rrezik potencial. Ne duhet të modifikojmë edhe traditat tona në qytete të vogla. Njerëzit janë më të lidhur dhe duhet ta modifikojmë edhe këtë zakon tonin.

Gurra apelon edhe median që të nxjerrë njerëz që nuk flasin çmendurira në lidhje me këtë situatë: “Të përpiqemi të nxjerrim në TV njerëz që thonë sa më pak çmendurira. Mësimi që mora është që çdo njeri duhet ta marrë shumë seriozisht këtë situatë se rrezikon edhe jetën e vet”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë