Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kuvendi serb miraton qeverinë e re të Brnabiç: Nuk heqim dorë nga Asociacioni

Nga A2 CNN
28 Tetor 2020, 22:08 | Ballkani
Kuvendi serb miraton qeverinë e re të Brnabiç: Nuk heqim

Parlamenti i Serbisë, me 227 vota pro dhe 5 kundër votoi qeverinë e re të kryeministres, Ana Brnabiç, e cila do të ketë 21 ministri dhe 2 ministra pa portofol.

Ndërsa prezantoi planin qeverisës përpara ligjvënësve, kryeministrja Brnabiç tha se prioritetet kryesore të kabinetit të saj do të jenë ruajtja e shëndetit të qytetarëve në këtë kohë pandemisë, interesat e Serbisë në Kosovë, lufta kundër mafies dhe përshpejtimi i reformave.

Ajo gjithashtu deklaroi se qeveria nuk do të heqë dorë nga insistimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Qeveria e re do të vazhdojë të ndjekë politikën e mbrojtjes së interesave jetësore kombëtare, të paqes dhe bashkëpunimit, me synimin për të mbrojtur popullin tonë, trashëgiminë kulturore, por edhe paqen dhe stabilitetin në rajon", theksoi Brnabiç.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani