“Me krahë të lehta, Lul!”, Patozi reagon pas etiketimit si “kukull” e Ramës

PATOZI KORCE frame 1135 1100x620 1 1100x620

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar pas një artikulli të publikuar në gazetën e Partisë Demokratike, ku ai, Rudina Hajdari, Jozefina Topalli dhe Myslim Murrizi etiketohen si “kukullat e Ramës”.

“PS është prej kohësh në fushatë për të mundur prapë Lulin, Berishën dhe Monikën, se Iliri u duhet ende President. Thonë se janë në kërkim të mandatit të tretë dhe timonit të dytë. Edhe LSI nuk mbetet pas. Si shtëpi me dy porta që janë, i kanë në sulm me të gjithë arsenalin e vet, si Ilirin, ashtu dhe Monikën. Qëllimi është një dhe i vetëm, të largojnë Edi Ramën nga kryeministër. Ndërsa Luli me trimat e vet e kanë nisur fuqishëm betejën për të rrëzuar Patozin, Topallin, Murrizin etj. Me krahë të lehta, mor çuna! Luftë doni, luftë do të ketë! Secili e zgjedh me dëshirë dhe me aq mend sa ka objektivin e vet për 25 prillin”, shkroi Patozi në Facebook.